Tragjedia në ujërat e lumit Buna/ Gjendet trupi i vajzës së dytë, vijon kërkimi për nënën dhe djalin

Tragjedia në ujërat e lumit Buna/ Gjendet trupi i vajzës së dytë, vijon kërkimi për nënën dhe djalin

Informacione të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku një nënë së bashku me 3 fëmijët është hedhur në lumin Buna, pasi dyshohet se është dhunuar vazhdimisht nga bashkëshorti.

Mësohet se është gjetur edhe fëmija i dytë në lumin Buna. Viktima e dytë e gjetur është vajza 8-vjeçare, ndërsa një ditë më parë u gjet trupi i 9-vjeçares.

Ndërkaq, vijojnë kërkimet për trupin e nënës dhe djalit. Ishte ministri i Brendshëm, Taulant Balla që njoftoi gjetjen e trupit të dytë.

Dyshohet se edhe trupi i nënës dhe fëmijës tjetër dyshohet se është në këtë zonë. Policia dhe peshkatarët do vazhdojnë non stop për të gjetur nënën dhe fëmijën tjetër. Ngjarja është e rëndë, fjalët nuk i lidhim dot. Iu bëj thirrje grave dhe vajzave në këtë vend që të denoncojnë dhunën. Ne si shoqëri duhet t’ju japim besim grave që të shpëtojnë nga dhuna me bazë gjinore, dhuna seksuale. Duhet të ketë reagim mbarëshoqëror, sepse rol luan kushdo. Gratë të denoncojnë dhunën.

Kujtojmë se Alma Arrazi së bashku me tre fëmijët kanë shkuar pranë urës së Bunës dhe aty dyshohet se janë hedhur në lumë.

Për pasojë, dyshohet se ata janë mbytur. Pas ngjarjes, është arrestuar bashkëshorti i saj, që është nën akuzë për dhunë në familje dhe shkaktim i vetëvrasjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy