Video/ Pamje të tmerrshme nga tërmeti i fundit që goditi Turqinë pasditen e sotme

Video/ Pamje të tmerrshme nga tërmeti i fundit që goditi Turqinë pasditen e sotme

Pamje të tmerrshme kanë dalë nga një pasgoditje me magnitudë 6.3 që goditi Turqinë jugore këtë të hënë duke plagosur tetë persona, sipas një zyrtari, dy javë pas një tërmeti masiv që vrau dhjetëra mijëra njerëz në Turqi dhe Siri.

Në video duket momenti kur tërmeti i fundit goditi Hatay të Turqisë. Paralajmërim për cunami lëshuar për rajonet bregdetare të Sirisë dhe Turqisë pas tërmetit Turqi-Siri sonte

Zëvendëspresidenti turk Fuat Oktay tha në një konferencë për shtyp të hënën se tetë persona u plagosën pas tronditjes, duke shtuar se paralajmërimi për cunami është hequr.

“Kemi tetë persona të lënduar të sjellë në spitalet tona,” tha ai teksa i kërkoi publikut “të mos hyjnë në ndërtesat e dëmtuara, veçanërisht për të marrë gjërat e tyre”.

Tërmeti goditi provincën jugore Hatay të Turqisë, afër kufirit me Sirinë, tha të hënën Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD).

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) fillimisht raportoi se tërmeti ishte me magnitudë 6.4 në një thellësi prej 10 kilometrash përpara se ta rishikonte atë në 6.3.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy