Sigurimi i detyrueshëm i pronës/ Xhillari dhe Beti: Është i domosdoshëm, të ndjekim modelin francez

Sigurimi i detyrueshëm i pronës/ Xhillari dhe Beti: Është i domosdoshëm, të ndjekim modelin francez

Venera Xhillari, zv. drejtore e Përgjithshme në “Atlantik” dhe Orgest Beti, ekspert i pasurive të paluajtshme, diksutuan në lidhje me sigurimin e detyrueshëm të apartamenteve. Xhillari u shpreh se qeevria nuk i ka përfshirë kompanitë e sigurimit në diksutimet për ligjin e ri. Ajo tha se sigurimi duhet të jetë i detyrueshëm, pasi garanton mbrojtje financiare në çdo moment. Ndërkohë, Beti tha se duhet një fashë progressive në varësi të vlerës së pronës. 

 

Venera Xhillari 

 

Sigurimin e pasurisë e bëjnë vetëm ata që kanë marrë kredi në bankë për të blerë shtëpinë. Banka e bën për të mbrojtur investimin e vet për vlerën e kredisë. Po të bëhet e detyrueshme është njësoj si sigurimi i makinës. 

 

Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagesave. Duke u bërë i detyrueshëm do të bëhet edhe edukimi financiar. 

 

Shteti duhet të krijojë mekanizma dhe të jetë shtytësi për ta bërë sa më shpejt. Kostoja varion në bazë të pronës. Nuk mund ta konsiderosh taksë. 

 

Të gjithë mekanizmat duhet të funksionojnë që të mos vijmë në këtë situatë. 

 

Nuk mund të përcaktojmë tarifë fikse. Do të shikohet si merren zhvillimet. Ajo tarifë fikse nuk mund të shkojë përtej një limiti. Kur ndodh një dëm, momenti i parë është emergjenca. Shteti mund të ta japë këtë, por ti nuk rindërton dot pronën tënde. Nuk është taksë, është sigurim, është mbrojtje financiare. 

 

Qëllimi është që qytetari të jetë i mbrojtur financiarisht. Kompanitë e sigurimit kanë aftësi paguese. 

 

Modeli francez është modeli më i mirë. Është e lehtë sepse i kemi standardet të unifikuara. 

 

Orgest Beti 

 

Mendoj që gjëja e fundit duhet të jetë imponimi. Bizneset kanë marzh risku më të lartë. Ajo bëhet me analizën e riskut që kompanitë e sigurimit marrin. 

 

Gjithashtu, ka disa kategori që mund të mos e kenë këtë mundësi. Është një situatë për të cilën duhet diskutuar. Duhet filluar me tarifa 2-3 vitet e para. Kjo puna e sigurimit është e keqja e domosdoshme. Duhet ta bësh për nevojat e tua, jo se ke mundësi. Jam për një fashë progresive, duke parë edhe vlerën e investimit. Një pronë që vlen 300 mijë euro në Tiranë nuk mund ta taksojmë njësoj si një shtëpi 30 mijë euro në një zonë të thellë. 

 

Jam për implementimin e modelit francez. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy