
Ministri i Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, thotë se zgjidhja më e mirë për eksportimin e grurit ukrainas është nisja e një operacioni ndërkombëtar në Detin e Zi me ndihmën e vendeve mike të gatshme.
Ai i referohet atyre shteteve që janë të gatshme që të dërgojnë anijet e tyre për të pastruar ujërat dhe për të shoqëruar kalimin e ngarkesave, duke filluar nga Odesa.
Operacioni mund të bëhet vetëm me një angazhim zyrtar nga Rusia për të mos përdorur korridorin për të na sulmuar.
Kuleba nënvizon se për të shmangur pasojat katastrofike, marrëveshja për eksportimin e grurit duhet të bëhet brenda dy javësh.



