Kush është shteti që kërkon 10 vite burg për lajmet e rreme

Kush është shteti që kërkon 10 vite burg për lajmet e rreme

Qeveria e Malajzisë ka propozuar legjislacion të ri për të luftuar "lajmin e rremë", duke kërkuar 10 vjet burg për shkelësit.

Sipas Ligjit Anti-Fake News, gazetarët që shpërndajnë lajme të rreme do të burgosen ose gjobiten deri në 128.000 dollarë, ose do të marrin të dyja dënimet.

BBC raporton, se projektligji u parashtrua në parlament të hënën, përpara zgjedhjeve kombëtare që priten brenda disa javësh.

Kritikët e kanë quajtur projektligjin një përpjekje nga autoritetet për të frenuar opinionet ndryshe nga të tyret.

Sipas projektligjit, termi "lajm i rremë" përkufizohet si "lajme, informacione, të dhëna dhe raporte që janë tërësisht ose pjesërisht të rreme".

Një shkelës do të ishte ai që "me çdo mjet, me vetëdije krijon, ofron, publikon, shtyp, shpërndan, qarkullon ose shpërndan ndonjë lajm ose publikim që përmban lajme të rreme".

Bloget, forumet publike dhe llogaritë e mediave sociale preken gjithashtu nga projektligji.

Nëse miratohet do të zbatohet për të gjithë brenda ose jashtë Malajzisë, për sa kohë që "lajmi i rremë" i botuar ka të bëjë me vendin ose shtetasit e tij, që do të thotë që të huajt teknikisht mund të dënohen në mungesë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy