“80% e degës së Korçës mbështet Bashën”, Salianji: Demokratët të mos përdoret për krijimin e partisë së re

“80% e degës së Korçës mbështet Bashën”, Salianji: Demokratët të mos përdoret për krijimin e partisë së re

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka deklaruar se tentativa për të mashtruar dhe për të gënjyer demokratët për të krijuar një parti të re anti-amerikane nuk ka lidhje me partinë Demokratike.

Nëpërmjet një reagimi nga Korça, Salianji thekson se edhe pas 30 vitesh ish-kryeministri Sali Berisha me takimin në stadium, nuk mblodhi dot as sa votat që ka marrë një deputet. Më tej theksoi se shkarkimet e paralajmëruara në datën 11, nuk ndodhën.

Kryetarë grup seksioni, delegatë të PD-së kanë konfirmuar masivisht më shumë se 80% për degën e Korçës të cilët jo vetëm kanë konfirmuar pjesëmarrjen por po tërheqin kartat e delegatëve dhe po punohet si strukturë për të qenë të pranishëm dhe për të marrë një vendim në kuvendin e vetëm të PD-së të datës 18.

Doja të komunikoja nëpërmjet jush në lidhje me një aktivitet tjetër të lajmëruar për në Korçë ashtu siç duket edhe nga mediat nëpër gjithë Shqipërinë është tentativa për të mashtruar dhe për të gënjyer demokratët për të krijuar një parti të re anti-amerikane që nuk ka lidhje me partinë Demokratike.

Cilido që ka punuar për PD-në çdo mik që kemi sakrifikuar bashkë edhe kemi qenë në beteja të përbashkëta për PD-në duhet që as të mos skedohet as të mos përdoret si firmë për të krijuar një parti të re e cila padiskutim kërkon që ti krijojë probleme PD-së, por që në thelb ka mbledhjen e sentimentit anti-amerikan dhe padiskutim interesin personal të Sali Berishës.

Nuk ka dhe nuk do të ketë siç ndodhi edhe pas mitingut të vogël sipas mendimit tim pas 30 vitesh Sali Berisha nuk mblodhi dot as sa votat që ka marrë një deputet në stadium. Shumë pak njerëz shumica prej tyre jo delegatë, një pjesë tjetër që janë demokratë apo edhe delegatë njerëzve përgjegjësi siç i kemi parë padiskutim që do bëjmë çdo përpjekje për të qenë, nuk janë aty dhe jam i bindur që nuk janë në atë takim për të luftuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës por për shkak të zhgënjimit të cilin pas masakrës së 25 prillit gjithsecili prej demokratëve e ka pasur edhe ne si drejtues së saj por kjo nuk duhet të bëhet e të japë asnjë kredit krijimit të një partie të re.

Është e qartë retorika e politike e foltoristëve u tha që në datën 11 do të ketë shkarkim do të ketë ngarkim nuk do të ndodhë asnjë gjë nga këto.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy