Një shqiptar u arrestua në Peruxha të Italisë pasi u largua nga shtëpia, ku vuante dënimin “arrest shtëpie”. Shkëlzen Xhuvelaj, 33 vjeç, ishte dënuar me 4 vjet e 10 muaj për tentativë vrasjeje. Ai është larguar nga shtëpia për në Ciserano, ku jeton e dashura e tij. Por gjatë një kontrolli rutinë në makinën që drejtohej nga një tjetër shqiptar, policia zbuloi se Xhuvelaj kishte thyer arrestin e shtëpisë.
Më 4 korrik 2016, Xhuvelaj kishte qëlluar me armë ish-burrin e të dashurës. Ngjarja ka ndodhur në lokalin që kjo e fundit drejtonte vetë. Gjithçka ndodhi pas një konflikti të nisur mes shqiptarit dhe ish-burrit të të dashurës, i cili nuk donte që fëmijët e tij të ishin në shoqërinë e tij.



