
Në vazhdën e denoncimeve për incineratorin e Tiranës, kryetarja e LSI-së kërkoi nga SPAK që të thërrasë për shpjegime kryebashkiakun Veliaj, firma e të cilit i hapi rrugë koncesionit të mbetjeve.
Në MCN, Monika Kryemadhi tha se provat e reja janë të shumta, por pa dhënë një afat konkret se kur do të dorëzojë në SPAK padinë shtesë.



