Xhafaj reagon për herë të parë për protestën e opozitës, falenderon policinë

Xhafaj reagon për herë të parë për protestën e opozitës, falenderon policinë

Ka reaguar për herë të parë pas protestës që opozitës që kërkonte largimin e tij ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Në një postim të shkurtër në "Twitter", Xhafaj ka shprehur falenderime për punën e policisë së shtetit në sigurinë e mbarëvajtjen në tërësi të tubimit të opozitës.

Numri një i ministrisë së Brendshme ka shmangur çdo deklaratë politike në lidhje me pretendimet e Partisë Demokratike pas publikimit të skandalit të audio-përgjimit të vëllait të tij, Agronit. Fjalët e Xhafajt kanë qenë vetëm për Policinë e Shtetit.

“Vlerësim i veçantë e respekt për gjithë shërbimet e Policisë së Shtetit të angazhuar në sigurinë e mbarëvajtjen në tërësi të tubimit të opozitës. Profesionalizmi dhe qetësia në përmbushjen e detyrave të ngarkuara në këtë rast: shenjë e respektit për ligjin dhe interesin qytetar”, shkruan Xhafaj.

Ministri e ka ndjekur protestën e opozitës së bashkuar e cila u mbajtë në fillim para Kryeministrisë dhe më pas protestuesit marshuan drejtë godinës së Ministrisë së Brendshme ku Fatmir Xhafaj ndodhej në zyrën e tij. 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy