
Ish-Kryeministri Sali Berisha e quan procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri “një farsë vulgare”. Në një postim n rrjete sociale, Berisha shkruan se e dënon këtë proces që sipas tij, synon të kapë institucionin e fundit të narkoshtetit.
Postimi në Facebook:
Farsa e zgjedhja e Presidentit!
Një farsë vulgare, qesharake, por dhe sipas rregullave të mafies për të kapur nga Edi Rama institucionin e fundit të narkoshtetit.
Të dashur miq, i damkosur si kreu i organizatës kriminale të aferës së incineratorëve, aferë e cila ka jehonë të fuqishme në Bruksel dhe Ëashington, i demaskuar nga Kongresi i fundit të partisë që ishte një copy-paste e tubimeve të Cosa Nostras, i tmerruar nga mundësia e aktit të tradhëtisë së lartë të skapit të partisë që mund të marrë për dobësi mbështetjen e tij dhe të PS dhe në vend që të kapi Berishën si ç’urdhëroi publikisht t’ju kthehet atij dhe narkoministrave të tij, Edi Rama nisi farsën e procesit të kapjes së institucionit të fundit atij të Presidentit të Republikës, për të kapur kështu 96,8% të të gjitha pushteteve në Shqipëri.
Në këtë proces shpifarak Edi Rama ka vendosur e aplikoj:
1- Emrat në zarfe top sekret që vetëm ai i hap!’
2- Shoqëria Civile e cila emrat duhet t’i dergojë me email, të mos guxojë t’i shqiptoje në publik emrat.
3- Negociata me opozitën e emëruar apo Basho-opozitën mbasi e ka të qartë se opozita e vërtetë nuk do merrte pjesë kurrë në një farsë vulgare, qesharake dhe mafioze me të cilën Edi Rama do realizojë pushtetin absolut në Shqipëri.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë proces farsë me të cilin Edi Rama pas grabitjes së mandateve në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, po përdhos institucionin e Presidentit të Republikës dhe me mandate kallpe po e uzurpon atë.



