
Programi qeverisës "Rama 4" dhe kabineti i ri u votuan në Kuvend me 82 vota pro, në një seancë që zgjati vetëm 25 minuta. Kaosi i krijuar nga opozita, e cila nuk lejoi kryeministrin Edi Rama të mbajë fjalën, bëri që debati i planifikuar të mos zhvillohej.
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e cilësoi këtë zhvillim si moment delegjitimues për vetë institucionin e Kuvendit.
Kuvendi i Shqipërisë theu një tjetër rekord negativ: një seancë që duhej të zgjaste mbi 25 orë, u mbyll në vetëm 25 minuta. Nuk u dëgjua as kryeministri, as ministrat, as opozita.
Deputetët socialistë votuan si dele, pa asnjë debat apo analizë mbi objektivat konkrete të qeverisë. Ky është një precedent i paprecedentë në këto 30 vite të pas komunizmit.
Ky nuk është një parlament normal. Është një vegël në duart e një autokrati.
Nuk ka rëndësi nëse provokon Rama me arrogancë apo opozita me tymuese thelbi është që ky sistem nuk është më demokratik.
Nëse opozita sillet sikur është në një demokraci funksionale, atëherë ajo po luan lojën e autokratit.
Ky parlament duhet delegjitimuar, sepse vetëm përmes kësaj ne kuptojmë se në çfarë sistemi jetojmë.



