
Gjinekologu Arben Haxhihyseni ishte i ftuar në emisionin “Zgjohu me MCN", ku foli për faktorët që ndikojnë në shëndetin riprodhues të meshkujve. Ai theksoi se ndër produktet më të dëmshme për cilësinë e spermës është soja dhe nënproduktet e saj, ndërsa paralajmëroi edhe për disa prodhime deti që nuk përputhen me një prodhim të shëndetshëm të spermatozoideve. Nga ana tjetër, Haxhihyseni tha se faktorët nxitës për një shëndet riprodhues të mirë janë konsumi i agrumeve, zarzavateve, një stil jete i shëndetshëm, gjumi i plotë dhe shmangia e ngarkesës së tepërt fizike.
Produkti që konsiderohet më i dëmshëm për spermën është soja dhe nënproduktet e sojës. Gjithashtu konsiderohen jo të përshtatshme një pjesë e prodhimeve e detit, që nuk përshtaten me prodhimin e saktë të spermatozoideve.
Nxitësit kryesor janë agrumet zarzavatet, jeta e shëndetshme, gjumi i plotë, eliminimi i ngarkesës dhe i lodhjes fizike jashtë mase, p.sh ata meshkuj që e kalojnë mesataren bëjnë 2-3 herë sport në ditë duhet ta ulin ngarkesën.



