Krerët e degëve, Amuli: Zgjedhje alla Robin Hud, po na përçajnë (VIDEO)

Krerët e degëve, Amuli: Zgjedhje alla Robin Hud, po na përçajnë (VIDEO)

Xhevdet Amuli, kryetari aktual i degës së PD-së së Shkodrës, e ka cilësuar si një proces përçarës e madje edhe përjashtues procesin e zgjedhjeve në bazë. Në një lidhje Skype me edicionin e lajmeve në MCN TV, Amuli tha se me këtë proces, Komisioni i Rithemelimit rrezikon të dëmtojë partinë dhe rezultatet në zgjedhjet e ardhshme.

E kam quajtur një proces fals që nuk i shërben bashkimit të demokratëve. Shihet që Komisioni i Rithemelimit donte të sillte risi, por ndodhi e kundërta. Komisioni i Rithemelimit zhvilloi zgjedhje në të gjitha degët, edhe pse u kërkua që ky proces të ndalohet dhe të ketë gjithëpërfshirje. Është një proces shumë i rëndësishëm për PD dhe të gjithë demokratët. Problemet e mëdha ne nuk duhet ti kemi me njëri tjetrin, por me PS dhe Edi Ramën. Një kundërshtar jo i lehtë pasi PD ka bërë opozitë të fortë gjatë 4 viteve dhe tani Komisioni i Rithemelimit po vijon përçarjen. Sot në degën e Shkodrës, një pjesë e madhe e demokratëve nuk marrin pjesë në votime. Ata vazhdojnë procesin, në të cilin marrin pjesë edhe njerëz që nuk kanë lidhje me PD. Nuk e njoh këtë proces, sepse ne kishim nevojë për bashkim.   

Amuli komentoi edhe zgjedhjet e 6 marsit, të cilat në Bashkinë e Shkodrës u fituan nga Bardh Spahia, kandidat i Komisionit të Rithemelimit. Sipas Amulit, kjo fitore erdhi si pasojë e marrëveshjeve që mbështetësit e Berishës bënë me partitë aleate.

Komisioni i Rithemelimit duket se kishte qëllim të mundte kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, pasi bëri aleancë me të gjithë partitë e tjera për të mundur veten. Unë e di më së miri si janë zhvilluar ato zgjedhje.  Janë mbi 1 mijë anëtarë, 250 seksione që ka dega Shkodër. Janë 750 anëtarë të PD që kanë marrë pjesë në këtë proces. Me procesin e zhvilluar para dy muajsh

Janë zgjedhje robinhudshe nëse ne duam të futemi në zgjedhjet e ardhshme. Nëse hyjmë me dy parti dhe me gjykata apeli rrezikojmë shumë në zgjedhjet e ardhshme

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy