
Onelda Zefi, kryetare e PD-së dega 6 tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se është baza ajo që po kërkon mosbindje civile, dhe që direktivat për vijimin e aksionit do të jepen pas Kuvendit të 2 dhjetorit.
Duke vijuar më tej me logjikën e saj, Zefi tha se eksponentët që mbështesin Bashën në Kombinat janë të paktë dhe strukturat e tyre janë inekzistente.
Fjala kryesore ishte aksioni politik i PD, në Kuvendin e 2 dhjetorit do merren vendime, duke qenë se është organi më i lartë vendimmarrës i PD-së.
PD prej ditësh është në aksion, që nga qëndresa që bëjnë 43 deputetët në parlament, ne jemi në aksion.
Prej ditësh zhvillojmë takime në bazë. Është baza, janë demokratët dhe socialistët e ndershëm që në takimet që bëjmë çdo ditë kërkojnë reagim qytetar. Ka frymë për reagim. Na kërkohet mosbindje civile nga e gjithë baza. Jo vetëm struktura , por do të jenë dhe qytetarët që do të reagojnë.
Miti i non-gratës ka rënë. Ka një PD, ka një Bashë që ka zgjedhur të dalë në rrugë të konsumojë byrek. Baza beson 100% kryetarin e PD-së, Sali Berishën.
Ne jemi gjithmonë në kontakt, jemi kompakt me çdo veprim, ndërveprim. Kemi mbështetje nga kryesia e PDSH-së, kryetari i PD-së dhe dëgjim të kërkesave tona. Ne përcjellim jo vetëm kërkesat e strukturave drejtuese, por dhe të bazës.
Në takimet që kemi bërë janë qytetarët që kërkojnë mosbindje civile, por pas Kuvendit të 2 dhjetorit, do japin direktivat për aksionin politik në vijim. Detajet e vijimësisë le t’ia lëmë 2 dhjetorit.
Jo vetëm simpatizantët, por edhe të gjithë qytetarët. Asnjëherë ky popull nuk ka qenë aq i keqtrajtuar sa në 2023. Njerëzit po varfërohen çdo ditë, jo vetëm demokratët.
Në njësinë 6 ka ruajtur rezultatin e zgjedhjeve në 2021. Takimet janë periodike, me kryesinë e degës me strukturat, me seksionet dhe grup seksionet.
PD e Kombinatit garanton mbështetje maksimale, me pjesëmarrje të rinjve, të zonjave, të strukturës, të qytetarët të zonës.
Rithemelimi në Kombinat ka pasur mbështetje maksimale, nuk mund të flasim për 2-3 eksponentë që mbështesin Bashën. Ata janë inekzistentë.
Nuk i kam ndjekur shumë, se jemi të zënë se jemi duke u marrë me takimet e PD, por janë inekzistentë.



