
Shërbimi i sigurisë së Ukrainës SBU, duke vepruar me mbështetjen e vendeve perëndimore, po komploton një provokim kimik kundër civilëve me qëllim që të fajësojë Rusinë, tha të mërkurën zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov.
Ne kemi prova të besueshme se me mbështetjen e vendeve perëndimore, SBU po planifikon një provokim kimik kundër civilëve. Qëllimi i provokimit është të fajësojë Rusinë për përdorimin e armëve kimike kundër popullsisë së Ukrainës.
Ai theksoi se forcat ruse të përfshira në operacionin ushtarak special në Ukrainë nuk kanë armë kimike.
Në dallim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia ka respektuar prej kohësh angazhimet e saj ndërkombëtare për të eliminuar të gjitha rezervat e armëve kimike.
Konashenkov shpjegoi se dokumentet luftarake të sekuestruara nga brigada e katërt e gardës kombëtare të Ukrainës përmbanin një hartë të detajuar të territorit të vendit që tregonte depot e kimikateve toksike dhe llojet e substancave që mbaheshin atje, raporton Tass.
Ai shtoi se për të parandaluar çdo provokim nga nacionalistët ukrainas që përfshijnë kimikate toksike, forcat ruse kanë vënë nën kontroll të gjitha objektet me rrezikshmëri të lartë në territoret e çliruara, duke garantuar sigurinë e tyre.



