Viti i Ri kthen shqiptarët në familje, fluks emigrantësh në portin e Vlorës

Viti i Ri kthen shqiptarët në familje, fluks emigrantësh në portin e Vlorës

Ndërrimi i viteve ka sjellë dhe emigrantë shqiptar të cilët natën e vitit të ri do ta kalojnë pranë familjeve te tyre në Vlorë.

Fluksi i ardhjes së emigrantëve është shtuar prej disa ditësh në portin e Vlorës, madje në krahasim me dy vitet e fundit ardhjet janë dyfishuar.

Edhe pse situata nga pandemia në shtetin fqinjë nuk është e mirë, emigrantët shprehen se kanë mall për familjarët e tyre, ka dhe nga ata që kanë më shumë se dy vite që nuk kanë qenë në Shqipëri për shkak të pandemisë.

Shefi i përpunimit në portin e Vlorës Festim Skëndaj, shprehet se, duke bërë një krahasim me një vit fluksi i hyrjes është dyfishuar, por vite me parë kur pandemia nuk njihej fluksi i hyrjes arrinte në 20 mijë.

Gjithsesi në këto dy ditë të fundit të vitit pritet që fluksi i hyrjes të rritet pasi festa tradicionale e vitit të ri i bashkon familjarët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy