Thaçi: Vonesa për liberalizimin e vizave, vetëm sa po zbeh besimin kosovar në Bruksel

Thaçi: Vonesa për liberalizimin e vizave, vetëm sa po zbeh besimin kosovar në Bruksel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mbajti konferencë për media pas Samitit të djeshëm të Zagrebit.

Dje u zhvilluan punimet e Samitit të Zagrebit të liderëve të BE-së dhe shteteve anëtare e gjithashtu të Ballkanit Perëndimor”, tha Thaçi, duke falënderuar kryeministrin kroat për organizimin e këtij samiti.

Shtoi se të gjithë liderët, pa dallim, kanë folur për rëndësinë e vazhdimit të luftës kundër pandemisë, duke shprehur ngushëllime për viktimat nga Covid-19.

Thaçi më tej tha se përkundër pandemisë, Kosova mbetet i fokusuar në prioritetet e saj, në veçanti në funksionimin e institucioneve dhe forcimin e sundimit të ligjit. Ai tha se ka kërkuar liberalizim të vizave duke i paralajmëruar BE’në se vonimi për liberalizimin e vizave, kjo vonesë vetëm sa po zbeh autoritetin besimin kosovar në Bruksel.

“Prandaj ishte i mirëseardhur Samiti i Zagrebit nga ku prisnim rezultate konkrete. Kam theksuar si president se Kosova si shteti më pro-evropian meriton trajtim të shpejtë e më vendimmarrës nga BE-ja në veçanti sa i përket nevojës së liberalizimit. Kjo vonesë vetëm zbeh besimin e Kosovës. Kam bërë thirrje në deklarimin tim se shtetet anëtare të BE-së duhet të lëvizin përpara më shpejt në këtë çështje dhe me urgjencë. Kosova padrejtësisht po mbahet e izoluar, këtë e kuptojmë si ndëshkim të padrejtë ndaj qytetarëve të Kosovës sepse ne kemi përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme”, shtoi ai, duke thënë se ka kërkuar nga 5 vendet që s’e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë sa më shpejtë atë.

Çështja tjetër, tha Thaçi, që ai ka ngritur, ka qenë që BE-ja të përfshihet intensivisht në çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

“Kosova është që dialogu të vazhdojë e të arrihet marrëveshja me Serbinë, gjithashtu, duhet të jetë marrëveshje finale me njohje reciproke. BE-ja duhet të mos i shmanget zgjerimit të ndihmës së Ballkanit Perëndimor. Për Kosovën është jashtëzakonisht e rëndësishme qe të kemi një angazhim më konkret nga BE-ja gjithmonë duke u trajtuar si shtet i pavarur dhe sovran”, shtoi Thaçi.

Thaçi nuk komentoi deklaratat e përfaqësuesit të lartë të BE-së Josep Borrel për shkëmbim të territoreve.“Dialogu duhet të vazhdoj në mes të dy vendeve sovrane të pavarura, këto realitete nuk ndryshojnë nuk jam këtu të komentoj deklarata por të përfaqësoj vendin”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy