Të paktën 4 persona u vranë dhe një tjetër u plagos në një seri shpërthimesh në Kabul.
Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare. Zëdhënësi i policisë Ferdaws Faramarz shpjegoi se "katër persona u vranë dhe një tjetër u plagos ndërsa ishin në bordin e automjetit të tyre të blinduar në qendër të Kabulit".
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme tha për AFP se një nga viktimat ishte shef i policisë së rrethit në Kabul.
“Disa minuta më parë, një shpërthim tjetër shënjestroi një automjet në të njëjtin qark ku plagosi katër persona”, shtoi Faramarz.
Një shpërthim i tretë goditi një makinë policie në rrethin Paghman në periferi të Kabulit.
Asnjë grup deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet. Zyrtarët afganë dhe amerikanë fajësuan talibanët për dhunën, por grupi ka mohuar akuzat.



