Roma tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, raportohet për 40 të plagosur

Roma tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, raportohet për 40 të plagosur

Një shpërthim tronditi lagjen Prenestino të Romës këtë mëngjes, ndërsa zhurma u dëgjua në shumë zona të kryeqytetit Italian, raporton “Ansa”. Një pikë karburanti u përfshi nga flakët duke lënë të paktën 40 të plagosur. Fatmirësisht ende s’ka raportime për viktima. Ndërkohë në vendngjarje ndodhen ekipe shpëtimi dhe zjarrfikëse. 

Fatkeqësisht, ishte një zjarr serioz që duket që ka shpërthyer gjatë një aksidenti në shkarkimin e gazit të lëngshëm GLP. Oficerët e policisë që po kryenin ndërhyrjen, si dhe ekipet e tjera të shpëtimit, janë goditur nga ky shpërthim shumë i fortë dhe tani ndodhen në spitale të ndryshme. Nuk jam në dijeni të ndonjë rasti në rrezik për jetën", shpjegoi komisioneri i policisë së Romës, Roberto Massucci.

Brigada e Zjarrfikësve të Romës po kryen aktualisht kontrolle në ndërtesat përreth zonës ku ndodhi shpërthimi. Janë raportuar dëme në shumë ndërtesa, me xhama të thyer dhe mbetje që fluturuan disa metra larg. Raportohet se kryeministrja italiane Giorgia Meloni po ndjek hap pas hapi situatën, ndërkohë që ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me kryebashkiakun Roberto Gualtieri.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy