Nisin bisedimet mes Italisë dhe trajnerit të madh

Nisin bisedimet mes Italisë dhe trajnerit të madh

Mediat italiane raportojnë se kanë nisur bisedimet mes presidentit të Federatës së Futbollit të Italisë (FIGC), Carlo Tavecchio, dhe trajnerit të mirënjohur italian, Carlo Ancelottit.

Sipas Premium Sport, Tavecchio beson se Ancelotti mund ta kenë ndikimin e njëjtë si Antonio Conte në Italinë pas eliminimit nga faza grupore e Kupës së Botës tri vite më parë, transmeton Express.

Ancelotti, 58-vjeçar, është i papunë momentalisht pas largimit nga Bayern Munich në muajin shtator dhe mund të emërohet më kohë për ndeshjet miqësore të Italisë kundër Anglisë dhe Argjentinës në mars të vitit të ardhshëm.

Ancelotti ka luajtur 26 ndeshje për kombëtaren italiane dhe si trajner ka fituar tituj të ligave më disa prej klubeve më të mëdha si Milan, Chelsea, PSG, Real Madrid dhe Bayern Munich, si dhe tre tituj të Ligës së Kampionëve.

Përkundër nisjes së bisedimeve, transmetuesi italian paralajmëron se Italia duhet së pari ta zgjidhë problemin Giampiero Ventura.

Ventura ka thënë se nuk jep dorëheqje nga posti i trajnerit përkundër faktit se dështoi ta çojë Italinë në Botërorin Rusia 2018.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy