Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor për CEZ-in, kryetari Taulant Balla ka ngritur shqetësimin për mosparaqitjen e ish-kryeministrit Sali Berisha as në mbledhjen e kësaj të hëne.
Balla ka kërkuar që të njoftohet Berisha dhe Viktor Gumi që të qenë pjesë e seancës për të dhënë shpjegime mbi ndryshimet e kriteteve të privatizimit të OSHEE-së.
Javën e kaluar në seancën parlamentare, Balla tha se do t’I kërkonte policisë të shoqëronte Berishën për të dëshmuar në Komision nëse ai nuk vinte vullnetarisht.
Javën e ardhsme është seanca e fundit e dëshmitarëve të privatizimit të CEZ-it.



