
Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha do të mbledhë sot Kuvendin Kombëtar në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve.
Votëbesimi i kreut të Partisë Demokratike dhe diskutimet për aksionin opozitar.
Këto dy çështje do të jenë kryefjalë e Kuvendit Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili mbahet këtë të shtunë të 2 dhjetorit në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Po ashtu, në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera, që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti apo gjendjen e vendit. Pritet edhe miratimi i një rezolute si do të vazhdojë aksioni opozitar.
Berisha do të kërkojë sot votëbesimin e demokratëve në Kuvendin Kombëtar, pas humbjes së zgjedhjeve lokale të 14 majit, ndërkohë që votimi nuk pritet të ketë supriza, duke konfirmuar sërish në krye Berishën. “Ju ftoj të ndiqni kuvendin. Kuvendin për betejë pa kthim”, deklaroi lideri demokrat.
Ndonëse Berisha do të organizojë sot këtë Kuvend, 15 deputetët që mbështesin Gazment Bardhin nuk do të marrin pjesë.
Organizimi vjen disa javë pasi opozita, ajo e drejtuar nga Berisha ka zhvilluar aksione, të cilat kanë qenë në terren të ngushtë, në Kuvend.
Në takimet e fundit që ka pasur me demokratët në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ish-kryeministri u ka kërkuar qytetarëve të ngrihen dhe organizohen, si mënyra e vetme për të shkuar drejt një “fitoreje të sigurt”.
Vetë kreu i Rithemelimit ka konfirmuar se protestat do të fillojnë më 8 tetor.



