Në një interviste me gazetaren e TemA TV, Luljeta Progni, Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati prononcohet për sa i përket paktit detar dhe mbi tratativat e kësaj çështjeje me Athinën zyrtare. Ndër të tjera Bushati jep detaje mbi projektet që cilëson me rëndësi të veçantë dhe të përftuara nga Konferenca e Berlinit, duke rrëzuar në këtë mënyrë pretendimet e opozitës.
Gjithashtu Ministri i Jashtëm i vendit u prononcua për mikrofonin tonë edhe mbi çështjen çame dhe mbi angazhimin e vendit tonë në krizën e refugjatëve që ka mbërthyer vendet e rajonit.



