
I dërguari i BE për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka deklaruar se nuk sheh asnjë dëshmi për marrëveshje të fshehtë në punën për ta çuar përpara interesin e Serbisë.
Reagimi erdhi pas kritikave të kryeministrit Kurti ndaj Miroslav Lajçak për anshmëri. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Escobari është shprehur i shqetësuar për kritikat e Kosovës ndaj Lajçakut.
“Pra, e rëndësishmja për të dyja palët është që të vazhdojnë t’i përmbahen dialogut. Tani, jam i sigurt që e keni parë deklaratën e z. Borrell [Josep]. Ne, vërtet, po i bëjmë thirrje palës së Kosovës që të jetë më konstruktive. Dhe, më duhet të them që jam pak i shqetësuar nga mesazhet që vijnë nga Prishtina. Unë kam punuar me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian [Miroslav Lajçak]. Unë nuk shoh asnjë dëshmi njëanshmërie. Unë nuk shoh asnjë dëshmi për marrëveshje të fshehtë në punën për të çuar përpara interesin e Serbisë në këtë”, ka thënë Escobari. “Ajo çfarë po përpiqemi të bëjmë, ajo që po përpiqet të bëjë BE-ja është krijimi i kushteve për normalizim dhe, gjithashtu, për harmonizimin për integrim në Bashkimin Evropian në të njëjtën kohë. Pra, mendoj se përgjigjja është që të dyja palët t’i dyfishojnë përpjekjet, por pala kosovare të tregojë më shumë pragmatizëm dhe më shumë realizëm në qasjen e saj ndaj Bashkimit Evropian”, tha Lajçak.



