Super jahti i Paul Allen shitet për çmimin marramendës

Super jahti i Paul Allen shitet për çmimin marramendës

Një super-jaht i madh i ndërtuar për bashkëthemeluesin e Microsoft, Paul Allen, është shitur për gati 200 milionë £ dhe tani është në dispozicion për tu dhënë me qira për këdo për 1 milion paund për një javë.

Oktapodi” ishte jahti më i madh në botë kur u ndërtua për Allen në 2003 dhe anija prej 126 metrash shënoi një pikë kthese në dizajnin e super jahteve , e aftë të përdoret për eksplorim në det të thellë, si dhe për të jetuar një jetë luksoze në det të hapur.

Që nga vdekja e Allen në 2018 super jahti u nxorr në shitje për 295 milionë euro, por shumë shpejt çmimi i tij u ul në 235 milionë euro.

Paul Allen’s yacht Octopus moored at Canary Wharf during the 2012 Summer Olympics in London.

Megjithatë burime për mediat bëjnë me dije se super jahti është shitur për më pak, ndërsa familja e Allen nuk pranon të komentojë.

Identiteti i blerësit është i panjohur, por jahti do të vihet në dispozicion për tu marrë me qira përmes ndërmjetësit të jahteve me bazë në Mayfair Camper & Nicholsons . 

Ndërmjetësi, i cili nuk pranoi të komentojë, nuk ka vendosur ende një çmim javor të qirasë. Sidoqoftë, super jahte të tjera shumë të mëdha mund të kushtojnë deri në 1 milion £ në javë për tu marrë me qira.

Octopus, the yacht of Microsoft Corp. co-founder billionaire Paul Allen, moored off Venice’s Grand Canal in 2005.

Në vitin 2019, Kylie Jenner shpenzoi 1.1 milion euro për të marrë me qira jahtin 91.5 milionë (300ft) “Tranquility” .

“Oktapodi” me tetë kuverta, ka 13 suita, përfshirë dhe një për pronarin. 

Gjithashtu ka dhe një kinema, një palestër, një banjë, një fushë basketbolli, një pishinë (e cila shndërrohet në një fushë vallëzimi) dhe një furrë pice. 

The Octopus pops up in June 2020.

Ai përmban jo një por dy helikopterë, dy nëndetëse dhe një SUV të madh. Jahti ka hapësirë për deri në 63 persona.

Allen, një aventurier i etur, i kërkoi projektuesit të super jahteve Espen Øino të krijonte një jaht të aftë për të kryer ekspedita. 

"Ishte diçka shumë ambicioze, sepse asnjë nga kërkesat, mjetet, RV -të, -helikopterët nuk mund të ishte jashtë - të gjitha duhet të fshiheshin me tenda," tha Øino.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy