Në Alaskë gjendet letra në shishe që ishte shkruar para 50 vitesh

Në Alaskë gjendet letra në shishe që ishte shkruar para 50 vitesh

Një burrë e ka gjetur një letër të vendosur në shishe të mbyllur, e cila ishte hedhur në ujë nga një pjesëtar i marinës ruse. Shishja me letrën brenda saj është gjetur në brigjet e pjesës perëndimore të Alaskës.

Tyler Ivanoff e gjeti letrën e shkruar me dorë në kohën kur po mblidhte drurë për zjarr në Shishmaref, rreth 966 kilometra në veriperëndim të Anchorages.

“Isha duke mbledhur drurë për zjarr. Qëllova aty dhe e pashë një shishe të gjelbër, e cila ishte e mbyllur me një tapë. Brenda shishes ishte një letër”, tha Ivanoff.

Ai e publikoi lajmin në Facebook, ku njohësit e gjuhës ruse e përkthyen letrën. Më pas u bë e ditur se letra është një përshëndetje nga një marinar rus që merrte pjesë në Luftën e Ftohtë në vitin 1969. Në letër ishte e shkruar edhe një adresë dhe kërkohej përgjigje nga personi që do ta gjente atë.

Reporterët rusë thanë se autori i letrës është kapiteni Anatoliy Botsanenko. Letra ishte dërguar kur ai ndodhej në anijen “Sulak”, me të cilën kishte lundruar deri në vitin 1970.

Kur ia treguan fotografitë e shishes dhe letrës, Botsanenkos i dolën lotët e gëzimit. Ai tha se gjatë karrierës së tij ishte kapiteni më i ri në Oqeanin Paqësor në moshën 33 vjeçare, shkruan “The Guardian”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy