Skandali me mbetjet e Kurum/ Çaça: Të gjithë kanë rënë dakord që çështja të shkojë drejt arkivimit. Institucionet në vendnumëro si pasojë e marrëdhënieve me Turqinë

Skandali me mbetjet e Kurum/ Çaça: Të gjithë kanë rënë dakord që çështja të shkojë drejt arkivimit. Institucionet në vendnumëro si pasojë e marrëdhënieve me Turqinë

Avokati Përparim Çaça tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se institucionet janë në vendnumëro sa i përket hetimeve për mbetjet e Kurum si pasojë e marrëdhënieve që ne kemi me Turqinë.

Sipas Çaçës, të gjitha institucionet duket se kanë rënë dakord që kjo çështje të mbyllet dhe të arkivohet.

Nga Prokuroria e Durrësit janë të sekuestruara këto mbetje, të spostuara por të sekuestruara. 

Besoj se këtu ka hyrë politike, dhe marrëdhëniet ndërshtetërore. 

Kurum është kompani turke dhe besoj që institucionet më të larta të këtij shteti janë në vendnumëro dhe si pasojë e marrëdhënieve që ne kemi me Turqinë ose drejtimin e shtetit turk ku marrim për referencë, Erdogan. 

Duke bërë ndërhyrje të tilla bëjmë që këtë çështje ta lëmë sa më shumë, të zgjatet, të dalin çështje të tjera, të jetë në harresë për t’i bërë një mbyllje kësaj çështje. 

Alarmi i madh është dhënë nga shoqatat dhe organet sa i përket rrezikut të mbetjeve. 

Nuk është e vështirë të gjendet laborator. Nuk ka rëndësi as sa kushton, e rëndësishme është shëndeti i qytetarëve. 

Kam frikë që po ndodh ajo që ka ndodhur kohë më parë me Bankers ku kemi parë dhe ndërhyrjen e personazheve të rëndësishëm të trupit diplomatik që duke pasur interesa të caktuara me kompani të caktuara. Kam frikë se do ndodhë e njëjta gjë. Kam frikë se do ndodhë e njëjta gjë. Uroj që prokuroria ta ketë një përgjigje të shpejtë. Është e pakuptimtë kjo stërzgjatje dhe këtu shoh dhe heshtje të OJQ-ve. Nuk i shoh aq aktive sa në momentet e para. 

Prokuroria e Durrësit nëse e sheh që çështja nuk është në juridiksionin e saj do duhet të shpallë moskompetencën. Nuk e ka bërë deri tani. Nëse do ishte në SPAK do të kishte një marzh tjetër, një shpejtësi tjetër të paktën në kthimin e përgjigjeve të organeve të tjera. 

Do duhet të ketë informacion se ku jemi. 

Nëse nuk gjendet laborator nuk e di se çfarë presim. Çështja mund të pushohet dhe të mbyllet. Nuk besoj të jetë kështu. Më duket përgjigje fëminore. Çdo ditë që ato qëndrojnë atje mund të jetë rrezik për qytetarët. 

Të gjithë kanë rënë dakord që kjo çështje të shkojë drejt arkivimit. 

E gjithë kjo heshtje është thjesht për ta lënë çështjen në harresën e saj, në mënyrë që të dalë histori tjetër, Ky aktivitet nuk është vetëm kjo sasi, ka kohë që bëhet. 

Të gjitha institucionet duket se kanë rënë dakord që të mbyllet dhe të arkivohet.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy