Serbia planifikon votime edhe në Kosovë për presidentin serb

Serbia planifikon votime edhe në Kosovë për presidentin serb

Më 2 prill të këtij viti serbët do të dalin në votime për të zgjedhur pasardhësin e presidentit Tomislav Nikoliç.

Këto zgjedhje janë paralajmëruar se do të mbahen edhe në Kosovë, sikur që janë mbajtur deri tash me vendvotime në qendrat e banuara me serbë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Autoriteti i zgjedhjeve në Serbi, që quhet Komisioni Republikan i Zgjedhjeve, në sqarimin se ku do të ketë vendvotime parasheh edhe territorin e Kosovës.

Për caktimin e vendvotimeve në Kosovë, propozimi ka shkuar nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, teksa kushti është që vendbanimi të ketë të paktën 100 votues të regjistruar.

Në total thuhet nga ky komision se janë 8.224 vendvotime në qytete e komuna dhe 29 brenda burgjeve dhe qendrave të mbajtjes, kurse në gjithë botën janë 50 vendvotime.

Zhvillimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë më parë e ka lehtësuar dhe menaxhuar misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy