Mbetjet e një porti antik dhe qyteti tregtar janë zbuluar në Qipron jugore gjatë gërmimeve nga Universiteti suedez i Goteborgut.
I vendosur në brigjet e liqenit të kripur të Larnakës, në jug të ishullit, qyteti, sipërfaqja e të cilit vlerësohet të paktën 25 hektarë, daton nga fundi i epokës së bronzit.
Giorgos Georgiou, drejtor i Departamentit të Antikiteteve të Qipros tha se qyteti ka lulëzuar midis viteve 1,600 dhe 1,100 pes.
Pasuria e qytetit duket se bazohej në prodhimin e bakrit dhe në tregtinë me kulturat e afërta dhe të largëta.
Objektet e zbuluara gjatë punës së gërmimit sugjerojnë praninë e një poste tregtare.
Sipas ekipit suedez, varret, të zbuluara në vend në korrik nga një ekip nga Universiteti i Goteborgut, janë ndër më luksozët e zbuluara ndonjëherë në rajonin e Mesdheut.



