Zbulohet shkaku i vrasjes së shqiptarit në Itali: Xhelozia për ish-gruan, shkak i ekzekutimit

Zbulohet shkaku i vrasjes së shqiptarit në Itali: Xhelozia për ish-gruan, shkak i ekzekutimit

Policia italiane ka rindërtuar ngjarjen e ekzekutimit të muratorit 49-vjeçar Demir Hyseni ditën e djeshme përpara banesës së tij si dhe ka dhënë arsyet për të cilat dyshohet se ka ndodhur krimi.  Kujtim Beli, 60 – vjeç, i cili mendohet se mbërri në Terni nga Tirana, më 10 Korrik, posaçërisht për këtë punë, u arrestua nga policia italiane teksa bëhej gati për t’u rikthyer në Shqipëri.

Sipas informacionit të karabinierëve Kujtim Beli me automjetin e tij mbërriti me traget në Bari, e më pas udhëtoi me tren për në Terni. Policia ka arritur të vërtetojë që një natë para krimit ai bisedoi në telefon dhe u takua me viktimën, ku dhe kishin diskutuar. Pasi qëlloi për vdekje Demir Hysenin , Beli e hodhi pistoletën në një kosh plehrash pranë një supermarketi.

Beli ndërkohë po përpiqej të rikthehej në Bari për të udhëtuar drejt Shqipërisë. 60 – vjeçari mësohet se i futi rrobat e përdorura në një qese dhe i kishte ende me vete kur u ndalua nga karabinierët në Bari. 60 – vjeçari, i cili ka jetuar në Terni për 2 vite me ish–bashkëshorten e tij shqiptare, është denoncuar nga kjo e fundit për keqtrajtim. Për një periudhë, pas kohës së kaluar në Terni ku Beli punonte herë pas here si punëtor krahu, dyshja u zhvendos në Gjermani ku dhe më pas u ndanë.

Deri më tani, nga hetimet duket se arsyeja që çoi në këtë akt ka qenë xhelozia e Kujtim Belit për ish – gruan dhe lidhjen që kjo e fundit dyshohet se kishte patur me Hysenin në 2013 -ën. Të gjitha këto detaje të përcjella këtë të mërkurë nga mediat italiane, mbeten për t’u konfirmuar zyrtarisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy