Transferimi i të dënuarve nga Britania e Madhe/ Logu: Po shtojmë kontingjent kriminal. Kushtet në burgjet tona, skandaloze (VIDEO)

Transferimi i të dënuarve nga Britania e Madhe/ Logu: Po shtojmë kontingjent kriminal. Kushtet në burgjet tona, skandaloze (VIDEO)

Marrëveshja për transferimin burgosurve shqiptarë nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë tanimë është në fazën finale. Duke folur për MCN live mbi këtë çështje avokati Besart Logu tha se teorikisht dhe praktikisht Shqipëria po shton një kontingjent krimi. Ai tha se është e rëndësishme se si do trajtohen të dënuarit. Ndër të tjera Logu tha se kushtet në burgjet shqiptare janë skandaloze. 

Britania do akordojë një fond 4 milionë paund, për depërtimin e 200 personave dhe akomodimet e tyre pranë IEVP-ve. Paratë do përdoren për komoditetin e ambienteve ku do vuajnë dënimin, trajnim të stafit. Nga 200 vite, 17 janë me burgim të përjetshëm. Nuk bëhet fjalë për depërtim në kuptimin civil, bëhet fjalë për persona që kanë qenë subjekte të hetimit, dhe ka një vendim penal të formës së prerë. Për mua më tepër e rëndësishme është pasojat që sjell kjo marrëveshje. Autoriteti kontraktues është ministria e Drejtësisë, që ka marrë përsipër përmes institucioneve të saj Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Shërbimi i Provës, pra i tejkalon kompetencat e ministrisë.

A ka qeveria shqiptare një plan konkret? Sepse po pret persona me rrezikshmëri. Janë 3 momente ku dua të ndalem, çështja e kapaciteteve, ku institucionet e dënimit janë mbi kapacitet, janë 3-4 edhe 5 persona në dhomë. Sot di në mënyrë informale që burgu i Reçit është planifikuar për këto 200 persona. Në vlerësimin tim çështja e amnistisë lidhet me një shfryrje që do t’u bëhet burgjeve, dhe ja ku u krijuan vendet. Ministria e Drejtësisë s’kanë mision vetëm dënimin e personave, por edhe risocializimin e tyre. Këtu hyn në lojë Shërbimi i Provës, a ka ministria e Drejtësisë një plan të tillë? Mos do jenë kontingjent i një hashashi të legalizuar. Po depërtohen persona me një eksperiencë të vyer sa i përket trafikimit. Për vende si Britania e Madhe çështja e ajrimit është shumë e rëndësishme, ndikon në gjendjen psiko-emocionale të njeriut. Këtu kushtet janë skandaloze. Mos ikim larg, të rrimë në Tiranë...Aty ka lagështirë, buburreca, nuk janë në gjendje të mirë.

Kam dëgjuar që do akomodohen në burgun e Reçit, që ka standarde...Çështje kryesore nuk janë kushtet dhe akomodimet. Në vlerësimin tim çështje e ditës duhet të jetë këto persona ku do shkojnë, si do trajtohen, a do mbahen në vëzhgim, si do trajtohen. Teorikisht dhe praktikisht ne po shtojmë kontingjent krimi”. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy