
Shkollat publike të Seattle, në SHBA kanë ngritur një padi të re kundër gjigantëve të teknologjisë që zotërojnë TikTok, Instagram, Facebook, YouTube dhe Snapchat, duke i akuzuar ata si përgjegjës për dëmtimin e shëndetit mendor të miliona të rinjve.
Dokumenti prej 91 faqesh i paraqitur në gjykatë, raporton ABC News, vë në dukje se nga viti 2009 deri në vitin 2019, ka pasur një rritje prej 30 për qind të nxënësve të shkollave publike të qytetit të cilët thanë se ndjeheshin " të trishtuar ose të pashpresë pothuajse çdo ditë për rreth dy javë.
Në veçanti, shkollat akuzojnë mediat sociale se janë përgjegjëse për përhapjen më të madhe të një sërë patologjive duke përfshirë ankthin, depresionin, problemet me të ngrënit dhe bullizmin kibernetik.
Në thelb, padia i kërkon gjykatës të urdhërojë kompanitë e mëdha të teknologjisë të paguajnë dëme dhe të paguajnë për parandalimin dhe trajtimin e përdorimit të tepruar dhe problematik të mediave sociale.



