SHBA: Ndryshimet e Kodit Zgjedhor, shtesë dhe jo shkelje. Por duhej të kalonin në Këshillin Politik  

SHBA: Ndryshimet e Kodit Zgjedhor, shtesë dhe jo shkelje. Por duhej të kalonin në Këshillin Politik  

Ambasada Amerikane i cilëson shtesë dhe jo shkelje të marrëveshjes së 5 qershorit ndryshimet në Kodin Zgjedhor të miratuara sot në Parlament.

Në një postim në rrjetet sociale disa orë pas miratimit të ndryshimeve që do të implementohen në zgjedhjet e 25 prillit, SHBA thotë se ato janë brenda kompetencave të Parlamentit.  

Por në mesazh, SHBA kritikon mosdakordësinë për to në Këshillin Politik.

Kemi bërë të qartë që marrëveshja e 5 qershorit duhet të respektohet dhe se çfarëdo masash shtesë duhen shqyrtuar dhe miratuar në mënyrë të ngjashme transparente dhe përfshirëse në Këshillin Politik. Sot, partia qeverisëse ndaloi diskutimet në Këshillin Politik dhe votoi për të miratuar ndryshime domethënëse të rregullave që do të qeverisin zgjedhjet e 25 prillit. Ndërkohë që ishte brenda kompetencave të Parlamentit për t’i miratuar këto ndryshime, dhe ndërkohë që këto ndryshime janë shtesë – dhe jo shkelje – të marrëveshjes së 5 qershorit, është për të ardhur keq që shumica dështoi të respektonte përkushtimin e deklaruar prej vetë asaj për të kërkuar emërues të përbashkët në Këshillin Politik. Shqipëria është anëtare e NATO-s, aspiruese për anëtarësim në Bashkimin Europian, dhe Kryesuese e radhës e OSBE-së. Është detyrë e udhëheqësve të Shqipërisë – duke filluar, por jo vetëm ata në pushtet – për të kërkuar nga vetja një standard më të lartë dhe për të siguruar lirinë dhe ndershmërinë e zgjedhjeve të ardhshme. Këtë pritshmëri e kemi ashtu si populli shqiptar”, thuhet në postim.

Pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, opozita jashtëparalamentare i cilësoi ato shkelje të marrëveshjes së 5 qershorit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy