Mario Draghi formon kabinetin qeveritar në Itali

Mario Draghi formon kabinetin qeveritar në Itali

Mario Draghi, ish-kreu i Bankës Qendrore Evropiane, u konfirmua sot si kryeministër dhe zbuloi një kabinet me një përzierje teknokratësh dhe politikanësh nga koalicioni i tij i gjerë.

Presidenti Sergio Mattarella i kërkoi Draghit të drejtonte bisedimet për qeverinë e re pasi grindjet partiake rrëzuan kabinetin e mëparshëm, në mes të krizën shëndetësore dhe asaj ekonomike.

Pas një jave konsultimesh, pothuajse të gjitha partitë kryesore nga i gjithë spektri politik u zotuan për mbështetjen e tyre për Draghin, dhe figura të shquara nga këto grupe u emëruan si ministra.

Luigi Di Maio, udhëheqës i Lëvizjes 5-Yje, do të mbetet ministri i Jashtëm, ndërsa Giancarlo Giorgetti, një figurë e lartë në partinë Lega, do të jetë ministri i industrisë. Andrea Orlando, nga Partia Demokratike e qendrës së majtë, do të jetë ministri i punës.

Sidoqoftë, disa poste kryesore shkuan tek teknokratët pa ndonjë lidhje me politikën përfshirë Daniele Franco, drejtori i përgjithshëm i Bankës së Italisë, i cili u emërua si ministër i ekonomisë dhe Roberto Cingolani, një fizikan dhe ekspert i IT, i cili u dha roli i ri i ministrit për tranzicionin ekologjik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy