Arrestimi i efektivëve në Rinas/ Bregu: Histori mashtrimi dhe zhvatjeje. Skema ka ekzistuar prej vitesh në aeroport (VIDEO)

Arrestimi i efektivëve në Rinas/ Bregu: Histori mashtrimi dhe zhvatjeje. Skema ka ekzistuar prej vitesh në aeroport (VIDEO)

Tetë efektivë policie u arrestuan dhe një tjetër u shpall në kërkim pasi lejonin persona të caktuar të kalonin drejt vendeve të BE-së, ndonëse ata e kishin të ndaluar.

Gazetari Sokol Bregu duke folur në edicionin e lajmeve në MCN Tv tha që kemi të bëjmë më shumë me një histori mashtrimi dhe zhvatjeje ndaj qytetarëve.

Bregu theksoi se kjo skemë ka ekzistuar prej vitesh në Aeroportin e Rinasit.

 

Drupal Ad

 

 

 

 

"Nuk është një skemë tipike kriminalë për të kaluar persona me rekorde kriminale në BE. I bie një pjesë mashtrimi ndaj qytetarëve që ua bënin të vështirë kalimin në BE. Punëtorët që janë në Gjermani e thyejnë gjithmonë rregullin e 6-mujorit. Kthehen gjithmonë nga Hungaria. Është një vend që s’ia ndjen fort për mënyrën pse e ke shkelur apo jo, por të vë gjobën 300-500 euro dhe të lë të kalosh nga Serbia. Me këtë gjobë i ke shlyer ato ditë që ke qëndruar më tepër në Gjermani. Zotëria në fjalë ka pasur një shoqatë, dhe merrej më së shumti me personat me problematika të veçanta. Ka dalë fjala që kjo shoqëri të jep 100 për qind siguri. Në një moment një polic në Rinas ka të drejtë të kthejë mbrapsht. Më së shumti kjo është një histori mashtrimi ndaj qytetarëve, që edhe mund të lëvizin, edhe mund të ndalen, sepse rregullat s’janë fikse. Zotëria gjente përfitime nga 100-200-300 euro. Ja se ke këtë problematikën. Më tepër është zhvatje sesa formë korrupsioni. Kam parë bisedat e tyre. Të gjithë policët i kthejnë përgjigje që nuk mundem ta kalojmë. Besoj se këta persona kanë bashkëpunuar për një kohë të gjatë. Kjo është një formë që në Rinas ka ekzistuar prej vitesh dhe do vazhdojë të ekzistojë. Kur ke një problematikë dhe s’do që ai polic të krijojë probleme, një 50 euro brenda pasaportës, sipas vështirësisë që ti mendon se ke krijuar brenda BE-së. Është midis një korrupsioni dhe mashtrimi ndaj njerëzve. Interesante në gjithë këtë hetim është rasti që zotëria është arrestuar ndaj një hetimi që Forcat Operacionale kanë pasur për një trafik droge. Sulejmani, i arrestuari, paska pasur një bindje të fortë në vetvete që është i pakapshëm, pasi ka mbajtur komunikime në WhatsApp, edhe të para një viti. Një prej tyre komunikonte, të tjerët ishin kolegë të zotërisë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy