Çfarë ndodh nëse ha specin më djegës në botë?

Çfarë ndodh nëse ha specin më djegës në botë?

Një 47-vjeçar amerikan ka përfunduar në spital pasi hëngri një hamburger me specin më djegës në botë.

Ai u paraqit në spital me ankesa për të vjella, pasi kishte konsumuar hamburgerin me pure të bërë nga Bhut Jolokia, një lloj speci tepër djegës, i njohur ndryshe si “speci fantazmë”, që kultivohet në Indi.

Menjëherë pas ngrënies së ushqimit, ai filloi të villte aq shumë saqë në ezofagun e tij u hap një plagë 2.5 cm.

Ai u dërgua në sallën e operacionit, ku mjekët zbuluan vrimën në anën e majtë të fytit.

Sipas “Journal of Medicine Emergency”, 47-vjeçarit i është dashur të marrë frymë nëpërmjet një tubi për të paktën 14 ditë .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy