Korriku i nxehtë/ Gjoni: Temperaturat shkojnë deri në 39°C. Fieri, Berati dhe Tirana, zonat me rrezikshmëri të lartë për zjarre në pyje (VIDEO)

Korriku i nxehtë/ Gjoni: Temperaturat shkojnë deri në 39°C. Fieri, Berati dhe Tirana, zonat me rrezikshmëri të lartë për zjarre në pyje (VIDEO)

Nga fundjava dhe javët në vazhdim  do të na përcjellin temperaturat e larta të ajrit në vend.

 

Drupal Ad

 

 

 

Anira Gjoni nga IGJEUM, bën të ditur për ‘MCN live’, se s shtuna dhe e diela do të rikthehen temperaturat e larta të ajrit, të cilat do të jenë dominante përgjatë tërë muajin korrik.

Gjatë të shtunës dhe të dielës do të jenë dominante kushtet e qëndrueshme atmosferike, temperatura të larta dhe pa reshje shiu.

Sa i takon erës do të fryjë e lehtë mesatare por fokusi kryesor duhet dhënë rendësi pjesës së zjarreve në pyje, pasi temperaturat e larta rrisin mundësinë e zjarreve në pyje.

Sa i takon fundjavës, temperaturat maksimale, në zonat e ulëta do të arrijnë 35 °C, në bregdet 31°Cdhe në zonat malore 29-30°C.

Nga e hëna dhe e marta temperaturat do të shkojnë deri në 36 °C dhe sa i takon datave nga 8-15 korrik do të na përcjell një javë e nxehtë ku temperaturat do të shkojnë deri në 38-39°C. Pjesa e dytë e korrikut do të ketë normë mbi 1 ose 2 gradë, që do të bëj të kemi një muaj të nxehtë.

Metereologia Gjoni, apelon për kujdes në zonat me rrezikshmëri të të lartë përhapjes së zjarreve në pyje, si Fieri, Berati dhe Tirana.

Nga soi qytetet më të nxehta që regjistrojnë temperatura të larta janë Fieri, Kuçova, Gjirokastra, Elbasani, Berati, Tirana.

Por zonat ku mundësia e ndezjes së zjarreve shkon deri në nivel rreziku janë Fieri, Berati dhe Tirana. Aty parashikohet rrezikshmëri sa i takon përhapjes së zjarreve në pyje, prandaj duhet ruajtur nga ndezjet e mundshme, nuk duhet ndezur zjarr në kullota, të shmangim hedhjen e bishtave të cigareve, etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy