Shtubina: Do jetë luftë e ashpër për titullin, dua ta fitojë Vllaznia

Shtubina: Do jetë luftë e ashpër për titullin, dua ta fitojë Vllaznia

Ish-lojtari i Vllaznisë, Ndriçim Shtubina, tashmë në rolin e trajnerit tek Egnatia U-21, në emisionin “SportZone” në MCN TV, deklaroi se lufta për titull do jetë e ashpër, mes tre skuadrave.

Gjithsesi, Shtubina tha se dëshira e tij është që trofeu i kampionit të shkojë në Shkodër, për Vllazninë.

Vllaznia është në rritje. Edhe këtë herë që isha në stadium ndaj Tiranës, ishte një skuadër e fortë, agresive, vrapon shumë dhe do jetë një ndeshje e fortë. Do jetë një luftë e fortë në mesfushë. Pasi të dyja ekipet kanë lojtarë të mirë në atë repart.

Mendoj se për titullin do jetë luftë e ashpër mes Partizanit, Tiranës dhe Vllaznisë, por unë dua që titulli të shkojë në Shkodër. Pa tifozllëk, mendoj se ajo e Balajt ishte penallti, pasi u ndal në shpatull nga mbrojtësi i Tiranës.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy