Tela: PS është treguar hipokrite, nuk e lexon protestën si revoltë qytetare kundër elitës politike

Tela: PS është treguar hipokrite, nuk e lexon protestën si revoltë qytetare kundër elitës politike

Analisti Andi Tela, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, komentoi protestën qytetare dhe debatet për ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, për të cilat Bashkimi Evropian ka kërkuar revokimin.

 

Duke iu drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi, Tela tha se mazhoranca po e keqinterpreton natyrën e protestës.

 

 

Sipas tij, Partia Socialiste është treguar hipokrite në mënyrën se si e ka trajtuar protestën.

 

Thatë që populli është i zgjuar por nuk po e respektoni zgjuarsinë e popullit. Ju tregoheni hipokritë dhe e relativizoni protestën. Aty ka dalë shoqëria, thonë "Rama në burg, Berisha në burg". 

Ka dalë shoqëria që ka parë se si është menaxhuar ky vend në 36 vite. Ju e lexoni gabim, sikur është një grupim politik. Keni sjellje hipokrite në raport me protestën. 

 

Nuk krahasohet me protestat tuaja me çadrën. 

Aty është gjithë shoqëria shqiptare që është revoltuar me mënyran si keni qeverisur ju dhe si ka bërë opozitë, opozita zyrtare. Ata kanë kërkesa specifike, për dorëheqjen e Ramës dhe ndryshime ligjore apo të kushtetutës, që prishët meritokracinë politike në këtë vend. 

 

Që nga dita e parë, ju i keni trajtuar protestuesit si njerëz të nxitur nga algoritmi, agjenturat, ka patur njerëz që nuk ishin pjesë e Shqipërisë por i bënin keq turizmit. Nuk e lexoni si protestë qytetare kundër elitës politike për mënyrën si ka menaxhuar vendin në këto 36 vite. 

 

Nëse doni lexim të qartë, shihni se si e trajtojnë mediat më të rëndësishme ndërkombëtare. 

 

Nuk ka ndodhur kurrë të trajtohen ngjarjet shqiptare në kaq shumë media ndërkombëtare dhe mënyra se si televizionet dhe gazetat më të rëndësishme europiane, trajtojnë protestën, është lexim i rëndësishëm edhe politikanët që vendosin në Bruksel.

 

 Pika më e rëndësishme, para dy ditësh, protesta ka nisur për zonat e mbrojtura por KE ka kërkuar që është arritur akord për të shfuqizuar amendimet e ligjit të 2024 për zonat e mbrojtura. Zonja Kos tha, kemi rënë dakord që amendimet të shfuqizohen.

 

 Rama tha nuk kemi rënë dakord, se ligji është i mirë. Ky nuk është reflektim. Arroganca që kanë treguar aktorët politikë, nuk I bën mirë klimës politike. 

Nuk keni treguar asnjë provë që ka ndikim të jashtëm ndaj protestës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy