Varrezat hebraike në Francë janë dëmtuar me mbi shkrime naziste

Varrezat hebraike në Francë janë dëmtuar me mbi shkrime naziste

Rreth 80 varreza të hebrenjve në Francën lindore janë dëmtuar, njoftuan zyrtarët.

Dëmtimet e varrezave u zbuluan të martën, në prag të marshimeve mbarëkombëtare kundër rritjes së sulmeve anti-semite.

Ngjarja ndodhi në varrezat e fshatit Quatzenheim, në natën ndërmjet të hënës dhe të martës.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, vizitoi varrezat për të inspektuar dëmin, përpara se të drejtohet në Qendrën e përkujtimit të Holokaustit në Paris.

“Është e rëndësishme për mua të jem këtu sot me ju” tha presidenti Macron para udhëheqësve dhe anëtarëve të komunitetit hebre.

Presidenti Emmanuel Macron ka dënuar abuzimin anti-semit pasi një intelektual i spikatur ishte në qendër të një sulmi gjatë fundjavës..

Policia hyri për të mbrojtur filozofin, Alain Finkielkraut, pasi u fye me kundërshtime antihebraike nga një grup protestuesish "Xhaketat e Verdha" në Paris.

Të dhënat zyrtare kanë treguar se ka pasur një rritje prej 74% të sulmeve antisemite në Francë vitin e kaluar.

Të dhënat e krimit nga Gjermania të publikuara javën e kaluar zbuluan se shkeljet anti-semite ishin rritur me 10% gjatë vitit të kaluar, duke përfshirë një rritje prej 60% të sulmeve fizike.

Kohë më parë Bashkimi Evropian shfaqi shqetësimin, lidhur me rezultatet e një hulumtimi, i cili tregon se nëntë nga dhjetë hebrenjtë evropianë besojnë se antisemitizmi është rritur në pesë vitet e fundit.

Agjencia e BE-së për të Drejtat themelore deklaroi se 85 përqind e të anketuarve besojnë se antisemitizmi është një problem madhor në vendin e tyre, ndërkaq 38 përqind mendojnë se ky problem po largohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy