Në një univers paralel, Nina Agdal do të ishte dentistja më seksi në Danimarkë. Sot është një ndër modelet më të bukura në botë, por dikur ëndërronte të bëhej stomatologe, madje shumë prej shokëve të saj ende nuk e kanë mbaruar shkollën.
Nina zgjodhi një tjetër rrugë. Në moshën 18-vjeçare, ajo fluturoi drejt Miamit me një adresë në dorë me synimin për t’u bërë modele.
“Anglishtja ka qenë lënda ku isha më dobët. Isha e turpshme dhe kisha frikë se gaboja nëse thoja ndonjë fjalë. Kur zbrita në aeroport me 40 dollarë në xhep dhe një adresë apartamenti, mezi i thashë dy fjalë taksistit, madje qava sepse nuk shpjegohesha dot”, kujton ajo.
Dy vjet më pas, ajo do të ishte në kulmin e famës. Fotot e saj ishin në kopertina të revistave më të njohura. Agdal është e dashura e aktorit Leonardo di Caprio.



