Banorët e Tragjasit në protestë: Duan të na devijojnë ujin e lumit për në Palasë

Banorët e Tragjasit në protestë: Duan të na devijojnë ujin e lumit për në Palasë

Ditën e sotme IKMT e shoqëruar nga policia dhe FNSH kanë shkuar në Tragjas dhe kanë rrethuar zonën, ku IKMT do të kryente shembjen e banesave për ndërtimin e ujësjellësit, që do të devijojë një pjesë të lumit Izvor për në Palasë.

Banorët kanë kaq kohë që e kanë kundërshtuar një projekt të tillë, ata kanë kërkuar një konsultim edhe me bashkinë, pasi janë të painformuar sipas tyre për atë që po ndodh.

Ata ishin në pritje të një takimi sqarues, por që janë përballur me forcat policore dhe IKMT që ka shkuar në terren për të prishur ndërtesat.

Duan të na devijojnë ujin e lumit për në Palasë”, kanë deklaruar banorët.

Në pamjet e siguruara për MCN, shihen edhe momentet ku banorët janë përplasur me efektivët.

Banoret e Tragjasit, Radhimës dhe Orikumit kundërshtojnë projektin i cili synon të marrë ujë prej burimit të Izvorit për të furnizuar me ujë Dhërmiun, Palasën, Jalën etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy