20 punonjës policie nën hetim? SHÇBA: Elbasani me nivel të ulët në kultivimin e lëndëve narkotike

20 punonjës policie nën hetim? SHÇBA: Elbasani me nivel të ulët në kultivimin e lëndëve narkotike

Pas lajmit se rreth 20 punonjës policie në Elbasan janë duke u hetuar për përfshirje në kultivimin e lëndëve narkotike, ka reaguar SHÇBA.

Përmes një njoftimi për mediat, SHÇBA bënë me dije se informacioni nuk është i vërtetë dhe se sipas tyre qarku i Elbasanit klasifikohet me nivel të ulët të kultivimin të bimëve narkotike.

Lidhur me lajmin e publikuar në disa portale informative se SHÇBA po heton rreth 20 punonjës policie në DVP Elbasan për përfshirje në kultivimin e kanabisit, sqarojmë opinionin publik se ky informacion nuk ështe i vërtetë.

Theksojmë se nga analizat e kryera nga SHÇBA, qarku i Elbasanit klasifikohet në nivel me risk të ulët sa i përket kultivimit të bimëve narkotike.

SHÇBA mbetet e hapur për të bashkëpunuar me të gjitha mediat në kuadër të transparencës me publikun.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy