Ndahet nga jeta në moshën 56-vjeçare këngëtarja Sinead O’Connor

Ndahet nga jeta në moshën 56-vjeçare këngëtarja Sinead O’Connor

Këngëtarja dhe muzikantja e njohur irlandeze Sinead O’Connor është ndarë nga jeta në moshën 56-vjeçare, pas një periudhe të gjatë depresioni dhe problemesh të rënda ekzistenciale dhe shëndetësore. Një lajm i tillë raportohet nga Irish Times, pa specifikuar për momentin detajet e vdekjes së artistes, një figurë kult për shumë fansa. Në një deklaratë, familja e këngëtares tha: “Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Sindad-it tonë të dashur. Familja dhe miqtë e saj janë të shkatërruar dhe kërkojnë privatësi në këtë kohë shumë të vështirë.” O’Connor, autore e 10 albumeve gjatë karrierës së saj, la pas tre fëmijë, i katërti, Shane, u vetëvra vitin e kaluar në moshën 17-vjeçare, tragjedia e fundit e jetës së saj. O’Connor u konvertua në Islam në vitin 2018 dhe ndryshoi emrin e saj në Shuhada Sadaqat, megjithëse vazhdoi të performonte me emrin Sinead O’Connor. Në vitin 2021, O’Connor publikoi një kujtim kujtimesh, ndërsa vitin e kaluar një film për jetën e saj u drejtua nga Kathryn Ferguson. Në vitin 1992, O.Connor grisi një fotografi të Papa Gjon Palit II në Saturday Night Live.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy