
Nisja e sezonit turistik në Vlorë është shoqëruar me një problematikë sa i takon qenve endacak, të cilët kanë krijuar shqetësime tek turistët e qytetit bregdetar.
Gazetari Edi Ruçi raportoi për MCN Live se të dielën një turiste e cila po stërvitej në Lungomare, është sulmuar nga një qen.
Problemi nuk është vetëm në Lungomare, por edhe në plazhin e vjetër dhe në plazhin e Zvërnecit.
Qentë endacakë janë shtuar shumë në numër, duke u kthyer në problem real për pushuesit.
Situata ka dy vite që është përkeqësuar, nga autoritetet në bashkinë e Vlorës.
Fondi për strehimin dhe sterilizimin të cilin deri dy vite më parë e merrte një prej qendrave për kafshët në qytet, prej dy vitesh nuk është dhënë, kjo ka bërë që situata të rëndohet dhe më tepër.
Qendra bënte sterilizimin, vendosjen e çipave dhe vaksinimin. Numri i qenve endacakë nga viti në vit ndryshon ndjeshëm.
Shtimi i tyre në një numër kaq të madh brenda një viti ka bërë që të jetë kjo situatë në Vlorë.



