150 qytetarë të tjerë afganë kanë mbërritur mëngjesin e kësaj të hëne në Shqipëri.
Bëhet me dije se avioni i ardhur nga Abu Dabi është ulur në aeroportin e Rinasit në orën 5 të mëngjesit.
103 qytetarë afganë janë akomoduar në Qytet Studenti dhe 47 të tjerë në strukturat hoteljere të Durrësit.
Në total në Shqipëri kanë mbërritur 607 qytetarë afganë.



