Të paktën 7 persona kanë vdekur pasi një person hapi zjarr në një sinagogë në Pittsburgh të SHBA

Të paktën 7 persona kanë vdekur pasi një person hapi zjarr në një sinagogë në Pittsburgh të SHBA

Të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë në një sinagogë në Pittsburgh.

Të shtënat e para kanë ndodhur në Sinagogën e Pemës së Jetës të Kongregacionit në Pittsburgh të shtunën dhe raportet e para theksojnë se ngjarja ka ndodhur pak para orës 10:00 të mëngjesit. 

Tre vetë u vranë në katin e parë dhe tre u vranë në bodrum ndërsa të tjerët u fshehën, raporton CBS Pittsburgh. 

Personi i armatosur, i cili nuk është identifikuar akoma, është në katin e tretë ku ai ka është goditur nga policia. 

Të paktën dy policë janë plagosur nga shkëmbimi i zjarrit, por nuk dihet ende gjendja e tyre pasi nuk ka informacion. 

Mëngjesi i të shtunës ështe edhe më ngarkuar nga ditët e javës në sinagogë. 

Sipas raportit të mediave vendase, personi i armatosur është në katin e tretë të sinagogës ndërsa policia ka rethuar zonën. 

Personi i armatosur u përshkrua nga dëshmitarët në vendin e ngjarjse se është i veshur me xhinse dhe një xhaketë të gjelbër. 

Policia nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për ngjarjen e ndoshur. 

Departamenti i Sigurisë Publike në Pittsburgh ka shkruar në Twitter se një "person i armatosur është aktiv" dhe ka këshilluar njerëzit që të shmangin zonën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy