
Eksperti i ekonomisë Pano Soko deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se mbetjet në vendin tonë trajtohen njësoj si në 2015, pra bëhet vetëm procesi i inkapsulimit dhe groposjes, gjë që bëhej 8 vite më parë, por me ndryshimin që janë rritur kostot. Duke vijuar shpjegimin e tij, Soko tha se qytetarët nuk paguajnë më për këto 2 procese 6 euro për ton, por 29 euro për ton.
Të dy, Rama dhe Veliaj kanë vendosur ta shohin çështjen e mbeturinave të Tiranës me dell poetik. Pashë çdo gjë përveç se faktit dhe aktualitetit, atë që po ndodh me menaxhimin e plehrave dhe paratë. Dëmi më i madh që ka ardhur ka qenë fakti që ne i trajtojmë mbetjet siç i trajtonim në 2015, por paguajmë 29 euro për ton, ndërkohë që atëherë trajtimet për mbetjet ishin 6 euro për ton. Sot paguajmë 29 euro për inkapsulim dhe groposje.
Qytetarët e dinë mirë se këto janë thjesht sajesa për të justifikuar një ndër vjedhjet më të mëdha që i janë bërë qytetarëve. Ato 29 euro nuk i paguan ‘lali Eri nga kursimet e mamit’, por i paguan nga lekët që paguajmë ne, tek fatura e ujit. Vjen fatura e ujit 25 mijë lekë së brenda janë dhe leket e inceneratorët që nuk ekziston. Që në thelb është vjedhje e madhe.
Tirana vazhdon me të njëjtin problem, e vetmja gjë që janë shtuar janë kostot. Ajo që ka ndryshuar është çështja e kostove, çdo gjë tjetër ka mbetur e pandryshuar nga 2015-2014-2013. Tirana ka pasur të njëjtën tipologji sjelljeje sa i përket mbetjeve.
Bashkia Tiranë thotë dua 5 mijë lekë për familje, 5 mijë lekë në vit. Unë e paguaj. Paguaj 420 lekë të reja tek fatura e uji. Më parë paguanim gjysmën,. Kanë rritur pagesën, por situata ka mbetur njëlloj. Edhe Bashkia Tiranë, tek buxheti i Bashkisë Tiranë shpenzimet për trajtimin e mbetjeve urbane janë 300 milionë lekë në vit. Mblidhen nga qytetarët 500 milionë lekë, 200 milionë lekë. Teprica nuk ka shpjegim, është në kundërshtim me ligjin.



