Prej 24 orësh, situata nga zjarret në vend ka vijuar të rëndohet, dhe më kritike është ajo në Delvinë. Ka pasur banesa të djegura, pemëtore të shkrumbuara, dhe disa banorë janë lënduar dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Korrespondentja nga Gjirokastra, Jonida Qirko, në një komunikim të drejtpërdrejtë për MCN, ka njoftuar se për shuarjen e zjarrit në lagjen Kasapaj është ndërhyrë nga ajri.
Ajo shtoi se zjarri ishte jashtëzakonisht agresiv dhe kërkonte një ndërhyrje urgjente.
Ndodhemi në qytetin e Delvinës për të ndjekur hap pas hapi situatën në lagjet problematike me zjarret, siç janë lagjet Llak dhe Kasapaj.
Këto zona vijojnë të jenë të rrezikuara, pasi flakët po përhapen në mënyrë të shpejtë.
Prej 30 minutash, kemi ndërhyrë me avionë për të fikur zjarret, të cilat ishin shumë agresive.
Kemi pasur djegie të një shtëpie dhe një stalle në lagjen Kasapaj, si dhe dëme të jashtëzakonshme në sipërfaqe toke bujqësore në fshatrat Rusan dhe fshatrat përreth Delvinës.



