
Demarkacioni me Malin e Zi dhe së fundmi shfuqizimi i ligjit për Gjykatën Speciale duket se kanë lënë pas Kosovën në bisedimet me BE për liberilizimine vizave. Këtë gje e ka deklaruar Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes i cili ka thënë se Kosova ishte shumë pranë liberalizimit të vizave dhe se këshilla e paraardhëses së tij, Ulrike Lunacek, nuk u dëgjua nga politikanët vendas.
"Në vitin 2016 Kosova ishte në bordin e trenit të liberalizimit të vizave, së bashku me Gjeorgjinë dhe Ukrainën. Duke i ditur mirë procedurat e brendshme të BE-së, paraardhësja ime Ulrike Lunacek i paralajmëroi shumë herë politikanët e Kosovës se largimi nga ai tren do ta ngadalësonte procesin pafundësisht. Kjo është arsyeja pse ajo insistoi në ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi sa më shpejt që të jetë e mundur. Këshilla e saj nuk u dëgjua. Kosova tani është jashtë trenit dhe ende nuk e dimë kur Kosova do të jetë në gjendje ta kapë atë tren përsëri. Kjo ka qenë një mundësi e humbur dhe tash qytetarët e Kosovës po e paguajnë koston e kësaj", tha Soltes.
Në një intervistë për Express, ka komentuar edhe deklaratën e Ramush Haradinajt ku thotë se kosovarëve mund t'u liberalizohen vizat në muajin mars, por Igor Soltes theksonë se ndonjëherë premtimet e politikanëve nuk përputhen me realitetin. “Unë uroj fjalët e tij të jenë të vërteta, por ditët po kalojnë shpejt dhe nuk shoh shumë përparim”, ka sqaruar ai.
Raportuesi për Kosovën ka komentuar edhe përpjekjen për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale dhe sipas tij, kjo iniciativë thellësisht minon kredibilitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe rrezikon perspektivën evropiane të vendit.



